“Gjobaxhie”, Felaj-Bardhit: A ke guxim të përballesh me ligjin për shpifjet?

13 Korrik 2023 | 15:30

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili e quajti gjobaxhie.

Në fjalën e saj në Kuvend ajo shtoi se ka ardhur në politikë me vullnet të lirë ndërsa shtoi  se Bardhi po bën lojën e palaço-s.

Ajo iu drejtua Bardhit duke i thënë nëse ka guxim që të përballet me ligjin për shpifjet.

“Këtë bënte regjimi, të vinte gishtin e më pas të vendoste faktin. A përballen dot këta nejrëz  me ligjin dhe të provojnë këto shpifje të ulëta. A ke cipë kur merresh me familjen, me motrën, me vëllanë. Publikut i pëlqen loja e palaços, e loja e harbutit. Unë jam në politikë që prej vitit 2009, dhe në politikë kam ardhur me vullnetin tim të lirë, nuk më kanë sjellë as lojërat, as lidhjet. Kam qenë prokurore dhe jam e nderuar sepse në këtë Kuvend në 30 vjet vetëm 3 njerëz kanë ardhur nga shkolla e magjistraturës. Nëse nuk do ishim ne në komisionin Hetimor ju nuk mund të lexonit dot një raport”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026