Gjuha shqipe 6000-vjeçare? Mbahet konferenca ndërkombëtare për origjinën e saj

5 Nëntor 2024 | 17:20

Gjuha shqipe nuk ka ende një datë lindjeje të konfirmuar, por një artikull I publikuar një vit më parë në revistën Science e përcaktonte shqipen si gjuhë 6000-vjeçare.

Pikërisht ky diskutim dhe shumë gjetje të tjera shkencore bëri bashkë studiues nga vendi dhe bota në konferencën ndërkombëtare “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia”  .

Sipas studimit që ka realizuar profesor Paul Heggarty dhe 33 bashkautorë të tjerë, indoeuropianishtja datohet rreth 8100 vite më pare. Ai shpjegon se, thelbësisht, kjo familje rezulton e ndarë rreth 7000 vite më parë nga koha e sotme në disa degë, ndër të cilat është edhe dega paraardhëse e shqipes moderne.

 “Natyrisht, gjuhët janë faza në pasardhje të vazhdueshme në kohë, nuk kanë një datë lindjeje, dhe për këtë arsye nuk ka një ‘gjuhë më të vjetër’. Megjithatë, ajo që del nga të dhënat dhe rezultatet tona është se sa shumë është larguar shqipja nga degët e tjera të mbijetuara të indoeuropianishtes – kështu që fokusi këtu është në atë se çfarë do të thotë dhe çfarë nuk do të thotë kjo”,-tha Paul Heggarty, studiues.

Pjesë e diskutimeve ishte dhe prof. Olav Hackstein, drejtor i Institutit të Gjuhësisë Krahasuese dhe të Albanologjisë në Mynih.

 “Studimet e fundit kanë identifikuar shtresa të njëpasnjëshme të kontakteve prehistorike. Kontributi synon të hedhë dritë mbi shtresat më të hershme të kontakteve areale, kur dialektet protoindoeuropiane ishin në kontakt me njëra-tjetrën. Një numër risish të rëndësishme dhe të përhapura që dallojnë para-prototokarishten nga para-paleoballkanishtja indoevropiane”,-tha Olav Hackstein, Drejtor i Albanologjisë në Mynih.

Ndërsa studiuesi Giulio Imberciadori pohon se shumica e studiuesve janë dakord se midis gjuhëve të tjera indoeuropiane, shqipja shfaq një lidhje më të afërt me greqishten e lashtë dhe armenishten (si dhe frigjishten) dhe për këtë arsye është pjesë e të ashtuquajturës “indoeuropianishte ballkanike”.

Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, kjo tryezë është një hap i mëtejshëm përparues në vazhdën e arritjeve të Kuvendit të Dytë të Studimeve Albanologjike, që u organizua në Tiranë tre vjet më parë.

Në dy ditë kjo tryezë shkencore pritet të prezantojë të dhëna jo vetëm për gjuhën, por edhe zbulime arkeologjike që lidhen ngushtësisht me gjenetikën në Shqipëri dhe Kosovë, që dëshmojnë se në mijëvjeçarin III para Krishtit fillon procesi i gjatë i etnogjenezës së popullsive ilire në Ballkanin Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026