Gjukanoviç akuza Abazoviçit: Zgjodhi kishën serbe para negociatave me BE

16 Shtator 2022 | 23:30

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania akuzoi ish-kryeministrin Dritan Abazoviç se zgjodhi të nënshkruante marrëveshjen me kishën serbe pa u konsultuar duke dëmtuar interesat e vendit.

Gjukanoviç tha se qeveria e Abazoviç mori mbështetjen e partisë më të madhe politike në Mal të Zi, që drejtohet prej tij, me kushtin që të përmbushte detyrimet në rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian, gjë që sipas tij nuk e bëri.

“Prisnim që qeveria e Abazoviç do të përmbushte detyrimet në rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian por në vend të kësaj qeveria e tij u përpoq të zgjidhte një çështje që në fakt duhet të bëhej përmes përfshirjes së të të gjithë faktorëve shkencorë, kërkimorë dhe mendjeve juridike nga historia dhe nga ligji dhe e drejta pronësore, por qeveria e Abazoviç i injoroi të gjithë atë dhe u përpoq ta zgjidhë atë në një mënyrë që është e dëmshme për Malin eZi dhe në këtë mënyrë qeveria humbi besimin”, u shpreh Gjukanoviç.

Ai u shpreh se autoritetet në Mal të Zi do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me rishqyrtimin e marrëveshjes dhe do të marrin përgjigjen nëse ajo është në përputhje me interesat e Malit të Zi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026