Gjuriç bisedon me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës për arrestimin e Popoviç

24 Korrik 2025 | 18:26

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd, me të cilët ka biseduar për arrestimin në Kosovë të ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviç.

Kryediplomati serb e ka cilësuar arrestimin e Popoviçit si “të pabazë dhe të paligjshëm”.

Popoviç është dërguar në paraburgim njëmujor pasi më 18 korrik, gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.

Autoritetet në Kosovë thonë se ai dyshohet për veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”.

Gjuriç tha se arrestimi i Popoviçit përbën “ndjekje politike dhe vazhdim të një fushate më të gjerë frikësimi, poshtërimi dhe presioni ndaj popullit serb” në Kosovë.

Shefi i diplomacisë serbe vlerësoi se dialogu me Kosovën “nuk është i mundur në rrethanat aktuale” dhe shtoi se Serbia llogarit në mbështetjen e të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë për lirimin sa më të shpejtë të Popoviçit.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Beogradi, ndërkaq, llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në organizatat ndërkombëtare për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviçit, duke e cilësuar si një “vendim politik”. Ata kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe mbrojtjen e misioneve që veprojnë në territorin e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, deklaratë kjo që nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është cilësuar si kërcënim. Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të reagojë “qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiçit”, që sipas tij, mund të destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026