Gjykata e Kasacionit në Itali merr vendimin për përgjimet e Sky Ecc
Gjykata e Kasacionit e Italisë ka arritur në përfundimin se të dhënat e mbledhura nga komunikimet e koduara si ato të Sky ECC mund të përdoren si prova në procedime penale, nëse janë mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky vendim vjen në një kohë kur në Shqipëri përdorimi i teknologjive të përparuara për hetimin e krimit ëhstë në qendër të vëmendjes.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati Eduart Halimi i cili e ka shpjeguar vendimin e gjykatës në faqen e tij në Facebook.
“Gjykata e Kasacionit e Italisë ka arritur në përfundimin se të dhënat e mbledhura nga komunikimet e koduara, si ato të platformës Sky ECC, mund të përdoren si prova në procedimet penale, për sa kohë ato janë mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky vendim thekson se është e rëndësishme të respektohen parimet procedurale dhe të drejtat themelore të individëve, duke ruajtur balancën midis mbrojtjes së privatësisë dhe nevojës për të siguruar sigurinë publike.
Gjykata gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ka legjitimuar shkëmbimin e të dhënave mes autoriteteve të huaja për hetime lidhur me krimin e organizuar. Vlerësimi i proporcionalitetit të ndërhyrjes në privatësinë e individëve është bërë kur ka indicie të forta për aktivitete kriminale të rënda.
Ky vendim nënvizon gjithashtu rolin e rëndësishëm që teknologjitë e koduara luajnë në luftën kundër kriminalitetit modern dhe nevojën për mjete të avancuara për të trajtuar këto veprimtari.
Vendimi i Gjykatës së Kasacionit Italian vjen në një kohë kur në Shqipëri debati për përdorimin e teknologjive të përparuara për hetimin e krimit është në qendër të vëmendjes, duke sjellë nevojën për një balancim të kujdesshëm mes sigurisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”,-shkruan avokati Halimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 18:40 Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
- 18:28 284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

