Gjykata e Korçës vendos në Spitalin e Traumës masën e sigurisë për Violand Braçellarin

7 Qershor 2026 | 13:52

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Violand Braçellarin, i akuzuar për vrasjen e efektivit Enea Mekolli. Gjatë operacionit për kapjen e Braçellarit, nga breshëria e armëve mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.

Masa e sigurisë është mbajtur brenda ambienteve të Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi autori i dyshuar i vrasjes ndodhet nën mjekim për shkak të plagëve të marra nga tre plumba.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Gentjan Sallahu, i Gjykatës së Korçës, i cili e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Braçellarit dhe ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg”.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, mësohet se Braçellari ka folur vetëm për dënimin prej 10 vitesh të dhënë nga Gjykata e Korçës në vitin 2017, lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike. Ai është justifikuar se nuk ka kultivuar cannabis. Nga ana tjetër, mësohet se nuk ka deklaruar asgjë për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e efektivit tjetër, Edison Adri.

Vendim i Gjykatës së Korçës

“Vleftësohet i ligjshëm arresti në flagrancë i personit nën hetim V.B., i dyshuar për veprat penale “Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit e mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 79/b, 79/b-22, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

Caktohet ndaj personit nën hetim V.B. masa e sigurimit personal “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Për ekzekutimin e vendimit ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar”

*Vendimi shpallet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, më 07.06.2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026