Gjykata e Lartë e la në burg, reagon nga qelia Ilir Meta
Ilir Meta reagoi nga qelia përmes një audioregjistrimi pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e depozituar prej tij duke e lënë në masën e arrestit me burg.
Meta e cilëson vendimin një hap pozitiv për të tejkaluar një pengesë fiktive drejt Gjykatës së Strasburgut, ku siç tha do dalë i fituar.
“Për çështjen Meta sot hodhëm një hap pozitiv se kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston që të ecim më shpejt në Gjykatën e Strasburgut, ku do fitojmë siç kemi fituar edhe në Venecia kundër ramareformës. Dhe mos harroni se 2 marsi po vjen dhe 5 vjetori i mitingut madhështor falë të cilit u çmontua botërisht ramareforma si pjellë e ligjeve antikushtetues. Iu bëj thirrje gjithë simpatizantëve të PL, të gjithë drejt 11 majit, bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen që narkoregjimi të hidhet në Lanë”, dëgjohet të thotë presidenti i PL me mesazhin e tij.
Meta ndodhet në paraburgimin “Jordan Misja” që prej tetorit 2024. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit