Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë merr vendimin për Ilir Metën

27 Shkurt 2025 | 14:22

Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-Presidentin Ilir Meta.

Në vendimin e marrë këtë të enjte në Dhomë Këshillimi nga gjyqtari Ilir Panda është vendosur rrëzimi i rekursit të ish-presidentit për zbutjen e masës së sigurisë.

Në njoftimin e bërë publik, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bën me dije se u vendos lënia në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO.

Kujtojmë se ish-preidenti Meta është nën hetim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me dosjet “CEZ-DIA”, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Pas vendimeve të dy gjykatave të posaçme, ai vijon të mbahet prej katër muajsh në qelitë e burgut “313” në Tiranë.

Ndërkohë, edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ka depozituar rekurs, duke e cilësuar masën si të paligjshme.

Ish-presidenti reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht.

Në një deklaratë nga burgu, Meta e konsideroi vendimin një “pengesë fiktive” dhe tha se çështja e tij do të dërgohet në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026