Gjykata e Lartë jep vendimin për “Escobarin e Ballkanit”, rrëzohet rekursi i Balilit

12 Dhjetor 2024 | 14:48

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm, që në vitin 2019 e dënoi atë përfundimisht me 10 vite burg.

Treshja gjykuese Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni nuk e morën parasysh rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Ky i fundit u dënua më 17 tetor 2019 përfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive nga nëpunësit civilë” dhe “pastrim të parave”.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Balili përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Apeli.

Operacioni për goditjen e grupit të Balilit u zhvillua në muajin maj të vitit 2016, operacion që u shtri në Greqi dhe Belgjikë. Në atë kohë, Balili i shpëtoi arrestimit, por u vetëdorëzua pas tre vitesh arrati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë....
10:03 | 18/06/2026

Ministri Gogu për Koçekun: Nxis organet shtetërore të hetojnë çdo rast

Ministri i Drejtësisë ka folur mbi rastin e Marjana Koçekut e cila një ditë më parë deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se është kërcënuar nga familja...
09:53 | 18/06/2026

Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë

Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se nga zbatimi i amnistisë përfitojnë 466 persona, të cilët do...
09:51 | 18/06/2026