Gjykata e Lartë në Britani të Madhe vendos për të dërguar azilkërkues në Ruandë

19 Dhjetor 2022 | 12:28

Të hënën, Gjykata e Lartë në Londër ka marrë vendim që të hyjë në fuqi plani i qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

“Qeveria (britanike) ka bërë marrëveshje me qeverinë e Ruandës, të cilat synojnë të sigurojnë që kërkesat për azil të njerëzve të zhvendosur në Ruanda të përcaktohen siç duhet atje. Në ato rrethana, zhvendosja e azilkërkuesve në Ruandë është në përputhje me Konventën e Refugjatëve dhe me detyrimet statutore dhe të tjera ligjore të qeverisë, duke përfshirë detyrimin e vendosur nga Akti i të Drejtave të Njeriut 1998”, u shpreh gjykatësi.

Duke shpallur vendimin e gjykatës, gjyqtari Clive Lewis tha se ishte e ligjshme që Britania të bënte marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të dërguar azilkërkuesit në vend që kërkesat e tyre për azil të përcaktoheshin atje.

Në prill, Britania e Madhe arriti një marrëveshje me Kigalin, duke synuar të dërgonte dhjetëra mijëra emigrantë që mbërrinin në brigjet e saj në Ruandë. Megjithatë, asnjë deportim nuk është bërë ende për shkak të sfidave ligjore — dhe kjo mund të vazhdojë nëse do të ketë apelime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026