Musical-i që sjell në skenën e Teatrit Kombëtar magjinë e festave
‘’Jesus Christ Superstar’’, titullohet musicali që do të shfaqet premierë në skenën e TK me rastin e festive të fundvitit. Magjia e festive e rrëfyer përmes muzikës rock.
“Jesus Christ Superstar”’ është shfaqja e zhanerit Musical që vjken për publikun në TK me rastin e fundvitit. Një produksion që ka brenda të gjithë elementët festivë.
Historia e Krishlindjes rrëfehet në skenën e teatrit në vigjilje të saj përmes një produksioni gjigand nga Bashart. Një orkestrim i Jusiald Xhanit që nën kujdesin e maetrsos Suzana Turku interpretohet krejtësisht live nga emra të rinj si Ervis Saliasi, Egzona Ademi, Amri Asanlliu e te tjerë të cilët kanë për qëllim të mos e lejojnë publikun të qëndrojë i ulur.
”E veçanta e kësaj është se në qoftëse në dikur kemi vënë opera, opereta, pjesë koncertale ky është një musical, nga fillimi në fund një rock musical dhe mua më pëlqen sepse po e këndojnë me shumë dëshirë dhe shumë qejf.”- theksoi Suzana Turku.
Produksioni mban vulën regjisoriale të Altin Bashës, si një mirëseardhje e tij në krye të Teatrit Kombëtar.
”Një opera rock është gjithmonë çdo regjisor e sheh si diçka të veçantë për publikun e tij në veprat që projekton dhe që krijon kështu që në këtë kuptim propozimi për të bërë ”Jesus Christ Superstar”. Një ëndërr që flinte prej kohësh, është një pjesë shumë e njohur që sigurisht nuk është vënë asnjëherë në Shqipëri ndaj kam fatin të provoj për herë të parë.”- tha Altin Basha.
Të gjithë elementët e shfaqjes do të jenë live, teksa koreografia i është besuar emrave të rinj të talentuar Sara Koçi dhe Luisa Dinellari. Jesus Chist Superstar do të presë publikun në skenën e TK nga data 28 deri më 30 të muajit dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë