Persona të panjohur qëllojnë me armë zjarri ndaj makinës në Kosovë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Prishtinë të Kosovës.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, disa persona të panjohur kanë qëlluar drejt një makine e cila ndodhej e parkuar.
Ka qenë shoferi i makinës që ka bërë denoncimin, ndërsa policia njofton se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, sakaq në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja.
“Vrasje në tentativë”, Rr. “Destan Bajraktari” 18.12.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.
Deri më tani nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjet, por që prej disa ditësh veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar. Sot bëhen dhjetë ditë që nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tri komuna veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. Barrikadat po qëndrojnë pavarësisht kërkesave për largim të menjëhershëm të tyre.
Pas tensioneve, Policia e Kosovës vendosi për mbylljen e vendkalimeve në Jarinje dhe Bërnjak.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë