Gjykata e lartë pritet të shpallë të paligjshëm abortin, protesta në SHBA
Protestat kanë shpërthyer në shumë shtete amerikane, pasi Gjykata e Lartë mund të shpallë të paligjshëm të drejtën për abort.
Një draft raport i publikuar në media citon se ne fillim te korrikut gjykatësit mund të kthejnë ligjin e miratuar në vitin 1973, i cili u siguron grave të drejtën për të abortuar .
Prej dy ditësh protestuesit marshojnë në rrugë duke mbajtur në duar pankarta e duke brohoritur kundër.
“Mendoj se është vërtet e vështirë për t’u shprehur me fjalë sepse duket si një tradhti dhe me të vërtetë të bën të kuptosh se gratë shihen si qytetare të rendit të dytë dhe kjo është vërtet e vështirë. Unë kam dy vajza të vogla. Si mund të jetojmë në një vend që na cilëson në këtë mënyrë,” – u shpreh Kristina, një protestuese në Los Anxhelos, raporton Reuters.
“Unë jam këtu sepse aborti është kujdes shëndetësor. Unë jam këtu sepse dua të sigurohem që fëmijët e mi të kenë akses në të njëjtin kujdes shëndetësor që ne kemi pasur të drejtën për 50 vitet e fundit. Do të marshoj për aq kohë sa është e nevojshme,” – tha aktivistja Ana Maria Rivers.
Por ka edhe nga ata qytetarë që e përkrahin vendimin kundër abortit.
“Unë predikoj Jezusin, Jezu Krishti fiton. Aborti është vrasje dhe Zoti do ta gjykojë vendin nëse nuk ndalemi,” – u shpreh një qytetar.
Presidenti Xhou Bajden u zotua të mbrojë të drejtën për abort dhe paralajmëroi se një vendim i mundshëm i Gjykatës së Lartë do të dëmtonte edhe liritë e tjera që gëzojnë amerikanët.
Edhe zv. presidentja Kamala Harris u shpreh se nëse aborti shpallet i jashtëligjshëm do të ishte një sulm ndaj grave dhe një fyerje ndaj lirisë.
Aborti për dekada ka qenë një pikë e nxehtë mes demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Demokratët kanë prirjen të mbështesin të drejtat e abortit ndërsa Republikanët e kundërshtojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme