Gjykata e Lartë refuzon ankesën e Vetëvendosjes

8 Dhjetor 2025 | 19:12

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të datës 30.11.2025, është vërtetuar.

PZAP, me vendimin të datës 30.11.2025, ka pranuar si të bazuar ankesën ZP.A.nr.3/2025, e datës 27.11.2025, e parashtruar nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe ka ndryshuar vendimin Nr.01/3438-2025, të datës 26.11.2025, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sa i përket Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve, si dhe listën e qendrave të votimit, ashtu që si Qendra të Votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, caktohen përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës apo hapësirat e tyre, shkruan KosovaPress.

“Kundër vendimit të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se vendimi është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat ligjore si dhe duke propozuar që Gjykata Supreme ta aprovojë ankesën e saj. Gjykata Supreme e Kosovës, nga shqyrtimi i shkresave, erdhi në përfundim se ankesa e ankuesit është e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i ligjshëm. Gjykata Supreme mbështet vlerësimin e PZAP-së, se lejimi i qendrave të votimit vetëm brenda hapësirave të përfaqësive diplomatike është paraparë si masë mbrojtëse për të siguruar integritetin e votës dhe kjo nuk mund të parashihet si pengesë në ushtrimin efektiv të te drejtave të votimit të shtetasve të Republikës së Kosovës që banojnë jashtë territorit të Kosovës. Paneli, me të drejtë, vlerëson se “Republika e Kosovës iu ka garantuar të drejtën e votës edhe shtetasve që jetojnë jashtë vendit, mirëpo e njëjta gjithashtu ka përcaktuar edhe kushte ligjore për ushtrimin e të drejtës në fjalë”, thuhet në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026