Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Llallës për pezullim të dënimit

22 Prill 2022 | 11:17

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Adriatik Llallës për pezullimin e dënimit për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Vendimi për Llallën u mor nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

“Çudi, gjykatat italiane e njohin të drejtën për të njohur gjendjen shëndetësore të një qytetari shqiptar, gjykata shqiptare nuk e pezulloi”, u shpreh avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, teksa komentoi vendimin e sotëm të gjykatës.

Pak muaj më parë, Gjykata e Posaçme të Apelit la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Llalla u shpall fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.

Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës.

Ai u arrestua në muajin dhjetor të 2021 në Itali dhe ende nuk është ekstraduar drejt Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026