Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit
Gjykata e Lartë rrezoi rekursin e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi.
Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë arrest në shtëpi nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor të vitit të shkuar, lidhur me hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Kërkesa e Malltezit për zbutje të masës së sigurisë është rrëzuar më herët edhe nga Apeli i GJKKO.
Një muaj më parë Gjykata e Lartë la në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë venë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë