Gjykata e Nju Jorkut rrëzon kërkesën e Trump për të bllokuar dhënien e dënimit
Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë të martën kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndalur dënimin e tij të premten, pas shpalljes fajtor vitin e kaluar për 34 akuza penale për falsifikim dokumentesh.
Prokurorët akuzuan zotin Trump për një skemë me qëllim ndikimin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke fshehur një pagesë bërë ish-aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels. Ajo thotë se ka patur një marrëdhënie intime me ish-presidentin. Por zoti Trump i ka hedhur poshtë këto akuza dhe e ka cilësuar gjyqin kundër tij, një gjueti politike shtrigash. Ai e ka apeluar çështjen dhe po përpiqet ta rrëzojë atë tërësisht.
Vendimi i gjykatës së apelit të martën kundër kërkesës së zoti Trump për të shtyrë shpalljen e dënimit, vjen 10 ditë përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, që do të ndodhë më 20 janar.
Të hënën edhe gjyqtari i çështjes, Juan Merchan, hodhi poshtë një kërkesë të avokatëve të zotit Trump për të shtyrë dënimin ndërsa në apel po gjykohen dy ankimeve ndaj vendimeve të mëparshme të gjyqtarit.
Zoti Merchan tha se ai nuk parashikonte ta dërgonte zotin Trump në burg dhe as t’i jepte ndonjë masë ndëshkimore.
Nëse procesi i përcaktimit të dënimit, planifikuar të ndodhë më 10 janar nuk ndodh para fillimit të mandatit të dytë të zotit Trump, pra më 20 janar, për shkak të imunitetit presidencial, çështja do të pezullohej derisa ai largohej nga Shtëpia e Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)