Gjykata e Posaçme konfiskon pasuritë e Altin Çuçaj dhe personave të lidhur me të

3 Maj 2023 | 12:38

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Altin Çuçaj, i cili është dënuar më herët për trafikim droge. Në vitin 2020 atij dhe vëllait të tij Mikel Çuçaj ju kërkua të justifikonin pasuritë e tyre ose në të kundërt ato do konfiskoheshin.

Këtë të martë u mor edhe vendimi për konfiskimin e pasurive të Altin Çuçaj dhe personave të tjerë të lidhur me të. Bëhet fjalë për 5 makina dhe 4 ndërtesa.

Njoftimi i plotë i  SPAK

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.53 datë 13.04.2023 ka miratuar vendimin nr.19/99 datë 09.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Me këta vendime, Gjykatat (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme) kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Altin Çuçaj (i dënuar për veprat penale të parashikuara në nenet 284/a dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar) dhe personave të lidhur me të si më poshtë:

  1. Pasuri e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 902 m² dhe ndërtesë me sip.168 m², ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetases A. Kondo.
  2. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 105.6 m² dhe ndërtesë me sip.105.6 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
  3. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 500 m² dhe ndërtesë me sip.183 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
  4. Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip.151 m² dhe ndërtesë me sip.62 m², ndodhur në Vlorë,në pronësi të M. Çuçaj.
  5. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “C270CDI”, në pronësi të A. Çuçaj.
  6. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Ford”, modeli “KUGA”, në pronësi të E. Çuçaj.
  7. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “E350CDI”, në pronësi të M. Çuçaj.
  8. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “TOYOTA”, modeli “YARIS”, në pronësi të M. Çuçaj.
  9. Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “ML320CDI”, në pronësi të B. Çuçaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026