Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen për 2 miqtë e Erjon Alibej

13 Dhjetor 2024 | 14:15

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke pushuar çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibej

GJKKO vendosi pushimin e çështjes për këta dy persona, duke pranuar kërkesën e prokurorit Behar Dibra. Ky i fundit kërkoi pushim, me argumentin se Spahiu dhe Preçi nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar dhe hetuar, por e kanë kryer të tjerë persona, që po hetohen për t’i identifikuar.

Spahiu dhe Precci u arrestuan në muajin shkurt të vitit 2023 në qytetin e Elbasanit, pasi policia kishte dyshime se ata do të kryenin një vrasje me pagesë. Në atë kohë, punonjësit e pastrimit gjetën një armë zjarri pistoletë në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa prokuroria zbuloi një makinë “BMW X6” të vjedhur, në brendësi të së cilës u gjetën 3 automatike, një pistoletë dhe dy bidona me benzinë.

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan nën dyshimin se do të vrisnin Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit. Gjatë kontrollit të zonës, policia gjeti edhe dokumente të falsifikuara greke me foto të Arben Spahiut. Po ashtu, një provë u konsiderua edhe një bisht cigareje i gjetur brenda makinës BMW, që prokuroria e Elbasanit tha se i përkiste Arsen Preçit.

Pas këtyre provave, prokuroria e Elbasanit ia referoi dosjen SPAK për kompetencë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026