Gjykata e Prishtinës dënon Dibran Hoxhën për rastin e vrasjes në “Kobra City”

10 Tetor 2025 | 11:49

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, duke e dënuar me 24 vjet burg për vrasjen të riut nga Kukësi më 3 janar 2023 në afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

Hoxha u shpall fajtor për vrasje të rëndë, për të cilën mori 23 vjet burgim, dhe për armëmbajtje pa leje, ku mori 2 vjet burgim. Në dënimin e tij është përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykata gjithashtu ka dënuar edhe katër bashkëpunëtorë të Hoxhës për këtë rast. Roland Susuri u dënua me 7 vite burg, Jesmir Badallaj me 2 vite burg, ndërsa Arben Vezaj dhe Burim Mazreku me nga 1 vit burgim secili.

Aktgjykimin e shpalli kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Aktakuza ndaj Dibran Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 20 shkurt 2024 për vrasjen e një djali nga Kukësi më 3 janar 2023 në Prizren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026