Gjykata e Tiranës liron nga qelia efektivin Admir Elezi

23 Mars 2026 | 12:45

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia efektivin e policisë Admir Elezi, i arrestuar disa ditë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Trupa gjykuese vendosi për oficerin e policisë gjyqësore pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Elezi dyshohet se ka manipuluar provat në lidhje me arrestimin e një shtetasi, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, gjatë administrimit të sendit, efektivi nuk ka respektuar procedurat standarde të punës, duke ndikuar në tjetërsimin e provave.

“Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës, duke ndikuar në tjetërsimin e provave”, thuhej në njoftimin zyrtar të AMP-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026