Gjykata e Tiranës liron nga qelia katër protestuesit e arrestuar të “Shqipëria Bëhet”
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të katër protestuesve të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar pranë nismës “Shqipëria Bëhet”.
Bëhet fjalë për Edison Haklajn, Alfred Matoshin, Eligert Himën dhe Ergjys Llanajn, të cilët u ndaluan nga policia gjatë tubimit. Trupa gjykuese vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, duke mos pranuar kërkesën e prokurorisë për masa më të rënda.
Të arrestuarit akuzoheshin për shkelje të rendit publik gjatë protestës, ndërsa mbrojtja e tyre e cilësoi ndalimin si të pajustifikuar. Vendimi i gjykatës u dha mesditën e sotme.
Sipas avokatëve, gjykata i vlerësoi arrestimet si të paligjshme, por caktoi masat për shkak se u konstatuan episode dhune. Do të përcaktohet se kush janë përgjegjësit, pasi avokatët pretenduan se dhuna është ushtruar nga policia
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës