Gjykata Europiane e Drejtësisë: Hungaria shkeli ligjet e BE me kufizimet ndaj OJQ-ve

18 Qershor 2020 | 09:36

Gjykata Europiane për Drejtësi vendosi se ligji i qeverisë hungareze për të kufizuar financimin e organizatave jo-qeveritare është shkelje e ligjeve europiane.

Gjykata deklaroi se duke vendosur detyrime regjistrimi, detyrime deklarimi apo publikimi, si dhe kufizim të financimeve që mund të marrin nga jashtë, Hungaria ka krijuar diskriminime të pajustifikuara

Më vitin 2017, qeveria hungareze vendosi një ligj që nuk i lejon OJQ-të të marrin më shumë se 22 mijë euro financim nga jashtë.

Argumenti i tyre ishte se fondet mund të përdoren për pastrim aprash dhe financime terrorizmi.

Këto kufizime dukeshin se shënjestronin miliarderin Xhorxh Soros dhe të organizatave të tij, “Fondacioni Shoqëria e Hapur”, të cilat mbështesin OJQ-të në Hungari.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar vazhdimisht dhurues si Sorosi se kanë ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026