Gjykata i ‘mbyll gojën’ Trump pas fyerjeve ndaj gjyqtarëve
Gjyqtari që ka nën kontroll procesin civil në dëm të Donald Trump lëshoi një urdhër për heshtjen e tij, pasi ish-presidenti bëri komente përçmuese për një nëpunëse të gjykatës.
Trump kishte sulmuar asistenten e gjyqtarit Arthur Engoron përmes një postimi në rrjetin e tij social, “Truth Social”.
Vetë gjyqtari paralajmëroi me “sanksione serioze” nëse urdhri i tij shkelej.
Trump ka bërë vazhdimisht sulme personale ndaj gjyqtarit duke e quajtur atë një “të çmendur” dhe një “gjykatës mashtrues”.
Por urdhri i dhënë të martën kufizon dhe ndalon komentet kundër institucionit të drejtësisë dhe stafit të tij.
Të martën, Trump postoi një foto të punonjëses Allison Greenfield me liderin e demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schummer në një fushatë elektorale.
Në postim, ai e quajti zonjën Greenfield “të dashurën e Schumer” dhe përsëriti se çështja ndaj tij duhet të pushohet.
Vetë gjyqtari Engoron, në reagimin e tij i cilësoi sulmet e Trump si të pavërteta dhe theksoi se agresionet ndaj anëtarrëve të stafit do të konsiderohen të papranueshme dhe nuk do të tolerohen.
Zyrtari i lartë tha më tej se masa e tij duhet të konsiderohet një urdhër që ndalon çdo postim, email apo deklarata publike për anëtarët e stafit.
Menjëherë pas lëshimit të urdhrit, postimi i zotit Trump në rrjetet sociale u fshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit