Gjykata Kushtetuese i kërkon qeverisë të rishikojë kohëzgjatjen e masave kufizuese për COVID-19

9 Mars 2021 | 15:03

Qeveria duhet të rishikojë vendimin e për masat kufizuese kundër përhapjes së infeksionit të COVID-19. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë pjesërisht vendimin e marrë më 17 nëntor 2020 për vendosjen e masave të reja kufizuese nga ministria e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë për faktin se masat kufizuese nuk kishin afat kohor përveç pjesës “deri në një urdhër të dytë”. Pikërisht për këtë pjesë Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar qeverisë që të rishikojë brenda javës kohëzgjatjen e masave kufizuese.

“[Gjykata Kushtetuese vendosi] Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi,” – u tha në njoftimin e Gjykatës, teksa vendimi përfundimtar pritet të dalë së shpejti.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen pas ankesës së Partisë Republikane për masat kufizuese, të cilët kishin ngritur pretendime kryesisht kundër ndalimit të zhvillimit të tubimeve dhe aktiviteteve politike.

Lexoni gjithashtu:

Ndalimi i tubimeve partiake, Fatmir Mediu e kundërshton vendimin dhe tregon planin e mazhorancës

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e PR-së për zhvillimin e tubimeve elektorale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026