Gjykata Kushtetuese i ndërpret mandatin gjyqtares Sonila Bejtja
Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i ndërpresë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja, duke i hapur rrugën Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e saj.
Pas gjykimit të kërkesës së Presidencës u vendos që për përcaktimin e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjatë periudhes tranzitore, prevalon parimi i përtëritjes se pjesshme te Gjykatës.
“Gjykata vlerësoi, fillimisht, se kërkesa e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ndonëse në objektin e saj përmban kërkimin për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve në përmbajtje të kësaj kërkese, në thelb, parashtrohet kërkimi që Gjykata të zgjidhë një mosmarrëveshje kompetencash në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues dhe ushtrimin nga Presidenti, në cilësinë e organit të emërtesës, të kompetencës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese që përcaktojnë kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.
Gjykata vlerësoi se paqartësia e krijuar lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ka në dukje karakteristikat e një mosmarrëveshjeje kompetencash midis organeve të përfshira në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese, ai i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, çka bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës lidhur me ndërveprimin e këtyre parimeve.
Gjykata mban në konsideratë se përmbajta e çdo dispozite të Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pasi çdo dispozitë kushtetuese ka një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera dhe së bashku ato formojnë një tërësi normash të harmonizuara.
Gjykata mori në analizë, ndër të tjera, përmbajtjen e nenit 127, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës që bën fjalë për mandatin kushtetues 9-vjeçar, nenit 125, pika 3, që parashikon qëndrimin në detyrë të gjyqtarit kushtetues, nenit 125, pika 6, që parashikon përtëritjen e pjesshme periodike të Gjykatës Kushtetuese, si dhe nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, që ka parashikuar rregullimet kalimtare për kohëzgjatjen e mandateve kushtetuese dhe përtëritjen e rregullt të Gjykatës.
Në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës Gjykata vlerësoi se përmes kësaj dispozite kushtetuese është synuar nga kushtetutëbërësi të rregullohet regjimi tranzitor i mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar/zgjedhur menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016. Gjykata vlerësoi se qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj, parim i përcaktuar shprehimisht në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës.
Për sa më sipër, në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës. Të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur në po këtë dispozitë për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet”, thuhet mes të tjerash në argumentimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në bazë të këtij parimi, Gjykata Kushtetuese ripërtërihet me 3 anëtarë të rinj në 2025.
Gazetarja Enkelejda Mema mësoi se Gjykata Kushtetuese do të bëjë një mbledhje të dyte në ditët në vijim për të vendosur për shpalljen e vakancës si emërtesë të presidentit pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.
Po aq Gjykata Kushtetuese vendosi që mandati i gjyqtares Elsa Toska, e dorëhequr një vit më parë quhet i përfunduar në 2025. Edhe për këtë Kushtetuesja do të shpallë vakancën si emërtesë e kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta