Gjykata Kushtetuese: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve
Gjykata Kushtetuese ka reaguar për mos transmetimin live të seancës plenare publike për çështjen e rrogave të gjyqtarëve.
Kushtetuesja thekson se kjo ka ndodhur për shkak të një problemi teknik dhe seanca mbetet në zhvillim.
Njoftimi i plotë:
“Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se seanca plenare publike e parashikuar sipas kalendarit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese per daten 20 janar 2026 është ende duke u zhvilluar.
Për shkak të një problematike teknike të evidentuar më herët dhe që vijon të jetë në proces verifikimi, transmetimi i saj “live stream” nuk mund të realizohej.
Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për garantimin e transparencës, brenda mundësive teknike ekzistuese”, shkruan Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, Rama në reagimin e tij e cilëson procesin si një precedent të rrezikshëm dhe ngre shqetësime mbi ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në sistemin e pagave dhe ndarjen e pushteteve.
“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
- 16:03 “U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
- 15:54 Irani: Qëlluam 10 raketa në bazën amerikane në Jordani
- 15:50 Tensionet me SHBA, tankerët iranianë transportuan 10 milionë fuçi naftë të papërpunuar dhe karburant gjatë natës
- 15:41 Valë e të nxehtit në Francë, mbyllet një reaktor bërthamor për shkak të temperaturave të larta
- 15:36 Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
- 15:22 Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar