Gjykata lë në burg Valter Bamin, avokati: Ishte me fëmijët kur ndodhi ngjarja

10 Korrik 2023 | 10:00

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Valter Bamin.

Avokati i tij mbrojtës Ilir Murati, e cilësoi vendimin e gjykates si të padrejtë dhe të ndikuar nga presioni i opinionit negativ mbi klientin e tij.

“Patëm debate me prokurorinë, kemi provën e fortë për lejen e armës sportive. Një mikrogrimc baruti bëhet arme, kjo është e tmerrshme. Gjykata në pozicion shumë të dobët vepron nga presioni”, tha avokati.

Murati shtoi se klienti i tij në momentin që ndodhi atentati në Larushk ka qenë në banesë me familjarët dhe këtë sipas tij e vërteton telefoni ti tij celular.

Avokati sulmoi prokurorinë dhe tha se klienti i tij akuzohet për armëmbajtje pa leje nga vetëm një mikrogrimcë baruti.

“Klienti im shpjegoi që në orën që ndodhi ngjarja ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët. Ka vënë në dispozicion aparatein telefonik të ndezur, në të cilin janë pamjet filmike të qëndrimit të tij, pasi telefoni memorizonte pamjet e lëvizjes së klientit tim. Ne shokohemi nga këto informacione, pasi në gjykatë nuk i atribuohet vrasja e ndodhur. Valter Bami akuzohet për armëmbajtje pa leje për një mikrogrimcë baruti”, tha avokati.

Bami u arrestua të enjten për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Edhe pse jo i akuzuar zyrtarisht, ai dyshoihet si i përfshirë në atentatin e ndodhur në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit, si dhu u plagosën dy djemtë e mitur.

Policia ka konfirmuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, i cili u shoqërua në polici pas ngjarjes, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026