Gjykata mban peng shkollën, ende s’ka nisur rindërtimi i godinës së “14 nëntorit”
4 shkolla të ndryshme në 4 vite duket se janë kthyer në makth për nxënësit dhe prindërit e tyre të shkollës 9-vjeçare “14 nëntori” në Durrës.
Ajo pësoi dëme të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit, pavarësisht se në 2018-ën i ishte nënshtruar rikonstruksionit.
Prandaj, prej më shumë se 3 vitesh nxënësit zhvillojnë mësimin pasdite në shkolla pritëse, duke e vështirësuar së tepërmi procesin mësimor për ta.
Për prindërit, kostot janë të mëdha.
“Po bëjmë transportin. Më thoni ju si mund t’i mësojmë këta fëmijë”, shprehen disa prej tyre.
Të lodhur nga pritjet e pafundme, prindërit dhe nxënësit kërkojnë dhënien fund të këtij ping-pongu institucional.
Sipas burimeve nga bashkia, rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare do të fillojë muajin e ardhshëm.
Të njejtat burime theksojnë, se deri më tani procesi ka qenë i bllokuar për shkak të një vendimi gjykate.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton