Gjykata në Londër i jep Assange të drejtën për të apeluar kundër SHBA

20 Maj 2024 | 14:11

Gjykata e Lartë në Londër i dha sot themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange të drejtën për të apeluar kundër ekstradimit në SHBA, raporton Reuters.

Assange nuk u paraqit sot në gjykatë për shkak të shëndetit të tij, por avokatët e tij thanë se ai nuk duhet të ekstradohet në SHBA, të cilat e dyshojnë për rrjedhje masive të dokumenteve sekrete, që potencialisht do të kërcënonin të drejtën e tij për lirinë e fjalës.

Dy gjyqtarët do të vendosin nëse janë të kënaqur me garancitë e SHBA-së se Assange, 52 vjeç, mund të mbështetet në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili garanton lirinë e fjalës, ndërsa ai është në gjyq për spiunazh, raportoi Reuters.

Ekipi ligjor i Assange thotë se ai mund të jetë në një aeroplan për në SHBA brenda 24 orëve nga vendimi i gjyqtarëve, por mund të lirohet nga burgu ose të kthehet në burg ndërsa beteja ligjore vazhdon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026