Gjykata refuzon lirimin nga burgu të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe.
Ky i fundit me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore, kërkoi zbutje të masës “arrest në burg”, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.
Edhe më herët ish-kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe u arrestua në fillim të korrikut gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK. Në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për abuzime me tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër