Gjykata Speciale hedh poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për uljen e dënimit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur poshtë kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tri vjet burgim.
Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.
Shala u dënua me tre vjet burgim në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.
Atij iu mohua modifikimi apo ulja e dënimit pasi Trendafilova, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kishin shqiptuar dënimin, erdhi në përfundim se Shala “nuk kishte shprehur keqardhje” për krimin.
Trendafilova do ta shqyrtojë modifikimin e mundshëm të dënimit të Shalës në shkurt, sipas njoftimit.
Shala është mbajtur në burgun e qytetit holandez nga 11 dhjetorit 2023, që nënkupton se atij i kanë mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e plotë e dënimit prej tri vjetësh.
Shala ishte dënuar së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE