”Gjykata Speciale ka qenë krim kundër Kosovës”, Elvis Hoxha nga Vetëvendosja i bën kërkesë urgjente Shqipërisë
Arrestimet e ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe më pas dërgimi i tyre në Gjykatën e Hagës ka shqetësuar qytetarët shqiptarë. Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri tha se krijimi i Gjykatës Speciale ka qenë krim kundër shtetësisë së Kosovës. Ai theksoi se Serbia synon të delegjitimojë luftën dhe historinë, të cilat çuan në themelimin e shtetit të Kosovës.
“Gjykata Speciale ka qenë krim kundër shtetësisë së Kosovës. Nuk i intereson Vuçiçit nëse vajti dhe e korruptoi Thaçin privatisht, por korruptimi i pavarësisë. Duan të delegjitimojnë luftën dhe historinë që themeloi Kosovën. Ky është problemi. Kuvendi ynë ia vuri njollën vetes. Nuk e bëjmë të paligjshme gjykatën, por e bëjmë të kotë në ekzistencë”, tha Elvis Hoxha.
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Balkan Talks” në Euronews Albania, Franko Egro, tha se përveç ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së kanë shkuar të pa përgatitur në Gjykatën e Hagës.
“Meraku im i vetëm është se: me përjashtim të z. Thaçi, që unë pashë një jurist profesional, i cili ka mbrojtur dhe nuk ka humbur asnjë gjyq në Hagë. Zonja Nagavci, që kisha një bisedë më tha se ka ndarë Parlamenti një fond prej 20 milionë eurosh pikërisht për të mbuluar këto shpenzime. Fakti që edhe z. Selimi edhe z. Krasniqi, kanë shkuar në Hagë të papërgatitur, këtu tregon një dobësi të mendësisë për të ballafaquar akuzën”, tha ai.
Gjithashtu z. Hoxha iu drejtua me një kërkesë autoriteteve shqiptare, që të hartojë një rezolutë konkrete për të nxjerrë në pah krimin që ka kryer ish-Jugosllavia mbi shqiptarët e Kosovës.
“Tani, duhet të marrim masa ekstreme dhe kur themi legjitimitet, nuk është vetëm prodhimi i një politike që ri-nxjerrë krimin serb, por është angazhimi i total i kësaj Shqipërisë, e cila duhet të bëjë menjëherë rezolutë për krimin dhe natyrën genocidale të Serbisë. Si Vetëvendosje ia bëjmë këtë kërkesë edhe partive politike, kuvendit, presidentit dhe kryeministrit. Menjëherë duhet të marrin masa, nuk ka gjë më qesharake të bësh një Komision Hetimor për shqiptarët që kanë punuar në UNMIK. Shqiptarët është mirë ta dinë brengën e shqiptarëve”, tha Hoxha.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta