Gjykata Supreme e SHBA-së bllokon ekzekutimin me azot të një të dënuari me vdekje

12 Qershor 2026 | 10:09

Gjykata Supreme federale të enjten i ndaloi shtetit të Alabamës ekzekutimin e një burri me azot, pasi një gjykatë më e ulët vendosi se metoda ka të ngjarë të shkelë Kushtetutën e SHBA-së.

Jeffrey Lee, 49 vjeç, do të ekzekutohej me anë të thithjes së azotit për vrasjen e dy personave gjatë një grabitjeje në vitin 1998. Kjo metodë zbatohet duke i vendosur një maskë të dënuarit me vdekje për të thithur gazin, i cili shkakton mbytje dhe vdekje.

Të marten, një gjykatë federale vendosi kundër përdorimit të metodës. Shteti i Alabamës apeloi në Gjykatën Supreme federale për të përmbysur vendimin.

Por kërkesa për të pezulluar ose anuluar vendimin u refuzua por arsyetimi nuk u shpjegua. Vitin e kaluar, kjo metodë u përdor në pesë nga gjithsej 47 ekzekutime të kryera në SHBA.

Alabama kreu pesë ekzekutime në vitin 2025, njësoj si Karolina e Jugut dhe Teksasi. Florida ishte shteti me numrin më të lartë të ekzekutimeve (19). Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026