Gjykata turke urdhëron burgosjen e kryebashkiakut të Stambollit

23 Mars 2025 | 09:15

Një gjykatë turke urdhëroi që kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu të burgoset të dielën në pritje të gjyqit, pasi protestat masive përfshin vendin kundër ndalimit të tij mbi akuzat për lidhje korrupsioni dhe terrorizmi.

Prokurorët i kërkuan gjykatës të burgoste Imamoglu – një rival kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan – dhe katër nga ndihmësit e tij në pritje të një gjyqi, tha zyra e tij, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Imamoglu ishte përballur me pyetje në gjykatë të shtunën pasi ndalimi i tij nga autoritetet turke javën e kaluar shkaktoi disa nga protestat më të mëdha në vend në më shumë se një dekadë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e më shumë se një duzinë qytetesh në mbarë vendin që nga e enjtja, duke përfshirë metropolin e Stambollit dhe kryeqytetin Ankara, në demonstrata kryesisht paqësore kundër ndalimit të Imamoglu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat

Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë, por mungesa e rregulloreve dhe udhëzimeve për përdorimin e saj po ngre shqetësime...
07:39 | 16/07/2026

Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për nivelin e testosteronit...
07:33 | 16/07/2026

SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore

Komandantët më të lartë ushtarakë të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë riafirmuar angazhimin për forcimin e bashkëpunimit trepalësh në fushën e sigurisë, me...
07:29 | 16/07/2026