Gjykimi i krimeve të luftës, ‘Specialja’: Pengesë mungesa e bashkëpunimit me Serbinë

22 Qershor 2026 | 20:47

Në një tryezë të organizuar në Prishtinë, përfaqësues të Prokurorisë Speciale, Odës së Avokatëve dhe shoqërisë civile diskutuan nevojën për reforma ligjore dhe mekanizma më efektivë në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

Sipas Prokurorisë Speciale, një nga sfidat më të mëdha është mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, pasi shumica e provave dhe të dyshuarve ndodhen jashtë territorit të Kosovës.

“Sfidë shumë e madhe është mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, me theks të veçantë me Serbinë, por edhe me vende të tjera, ish-Gjykatën Penale për Jugosllavinë. Të gjitha provat gjenden në Serbi apo jashtë territorit të Kosovës, por edhe të pandehurit. Mungesa e këtij bashkëpunimi është një sfidë e madhe. Tani kemi një mundësi të paraqesim aktakuza në mungesë. Gjykimi në mungesë nuk është për herë të parë. Është zgjidhja më e mirë dhe po mundohemi ta aplikojmë. Në kuadër të kësaj, është mungesa e një databaze të veçantë të rasteve të krimeve të luftës. Identifikimi i provave është një sfidë e madhe. Shumë informacione ekzistojnë, por janë të shpërndara. Frika që nuk ka informacion nuk ekziston, por ato duhet mbledhur dhe vendosur në një vend në shërbim të Prokurorisë Speciale”, tha Ilir Morina – Përfaqësues i Prokurorisë Speciale.

Përfaqësuesit e Prokurorisë theksuan se gjykimet në mungesë janë një mundësi ligjore për avancimin e rasteve, ndërsa kërkohet edhe krijimi i një databaze të veçantë për krimet e luftës.

Fondi për të Drejtën Humanitare vlerëson se ndëshkimi i autorëve të krimeve të luftës është thelbësor për drejtësinë, luftimin e mosndëshkimit dhe forcimin e besimit te institucionet.

“Në Kosovë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme dhe komplekse të sistemit të drejtësisë. Përtej rëndësisë juridike, këto procese kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurimin e drejtësisë për viktimat e luftës, luftimin e mosndëshkimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Gjatë viteve të fundit kemi parë zhvillime të rëndësishme në këtë fushë, përfshirë rritjen e numrit të aktakuzave për krime të luftës dhe zbatimin e gjykimeve në mungesë”, theksoi Amer Alija – Fondi për të Drejtën Humanitare

Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve kanë vlerësuar se gjykimi në mungesë është ende një praktikë e re në Kosovë dhe kërkon specializim të mëtejshëm profesional.

Autoritetet kanë arrestuar së fundmi pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut, ndërsa Prokuroria Speciale po punon edhe për finalizimin e aktakuzës lidhur me masakrën e familjes Jashari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave që mbahen në paraburgim të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye të forta humanitare....
17:44 | 22/06/2026

Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se si subjekt politik është e përfshirë në protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 23 ditësh. Anëtari i Këshillit të...
16:01 | 22/06/2026

Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një punëtor 26-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të...
15:24 | 22/06/2026