“Gjykimi për ish-krerët e UÇK do zgjasë 5-6 vite”, analisti: Pres që të dënohen
Sabri Ramabaja i ftuar në Euronews Albania tha se gjyqi për ish-krerët e UÇK-së mund të zgjasë nga 5 deri në 6 vite. Sipas tij gjyqi pritet të jetë i gjatë pasi ka shumë dëshmitarë që do të pyeten.
Analisti tha gjithashtu se ky gjyq po zhvillohet tërësisht për arsye gjeopolitike dhe se në fund sipas aktakuzës Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi por edhe të tjerë anëtarë të UÇK-së do të dënohen.
“Mund të zgjasë relativisht gjatë sepse ka një numër shumë të madh të dëshmitarëve. Mund të shkojë 5 deri në 6 vjet minimumi dhe kjo është hapi i parë që bëhet shkelja themelore e të drejtave të njeriut sepse ata nuk duhet të mbaheshin në gjykatë kaq gjatë.
Sipas gjithë parametrave të aktakuzës, unë për një pjesë të mirë, jo vetëm të atyre që janë tashmë aty, por edhe të tjerëve pres që të dënohen, arsyeja se pse po bëhet kjo është e natyrës politike dhe gjeopolitike.
UÇK-ja ka qenë guerilja më e suksesshme e historisë moderne të Evropës dhe një sinjal i dërgohet të gjithë popujve të tjerë të robëruar siç ishte Kosova një koloni atipike në zemër të Evropës, e panjohur madje si koloni. Ne nuk mund t’i mbrojmë as këta që janë sot në gjykatë dhe as të tjerët, duke sulmuar gjykatën”,-tha Sabri Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë