Gjyqi i Dritan Rexhepit, Britania nis shkresë për Astrit Prengën e Gëzim Shullanin
Në seancën e radhës që po zhvillohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, janë diskutuar transkriptimet e komunikimeve të përdorura në platformën Sky ECC, të cilat janë administruar nga SPAK.
Gjatë këtij procesi gjyqësor, avokatët e pandehurve, kanë kërkuar të dinë nëse do të paraqiten komunikime të tjera nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Deri tani, janë dorëzuar 3 kode Sky ECC, për Dritan Rexhepin, Altin Hajri dhe Gentian Funiqi.
Asnjë nga të dyshuarit, përfshirë Dritan Rexhepin, nuk ka paraqitur vetë mbrojtjen e tij, por janë përfaqësuar nga avokatët. Gjatë seancës, gjykata ka kërkuar që dy individë të tjerë, Astrit Prenga dhe Gezim Shullani, të merren në pyetje përmes video konferencës.
Ndër të tjera, një shkresë ka ardhur nga autoritetet britanike, ku është theksuar marrja e detajeve lidhur me përfshirjen e Astrit Prengës dhe Gezim Shullanit në dosjen hetimore.
Gjithashtu, mësohet se është kërkuar që të dhëna më të sakta të ofrohen lidhur me adresat e plotë të tyre, duke shmangur shënimin e thjeshtë të vendndodhjes si “Londër, Angli”.
Prokurori Behar Dibra në seancën e sotme ka deklaruar se ka nisur disa letër porosi tek autoritetet e huaja për të siguruar kodet dhe komunikimet në Sky Ecc për persona të tjerë të përfshirë në çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
Lidhur me marrjen e informacioneve nëse komunikimet janë të plota, Avokatja Joana Qeleshi kërkoi sqarime në lidhje me mundësinë që komunikimet të jenë të pjesëmarrshme ose të paplota.
Nga ana tjetër, Prokurorja Elida Kaçkini, shpjegoi se komunikimet që janë paraqitur janë të mbledhura për çështjen e vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës dhe për momentin nuk ka të dhëna të tjera. Ajo vuri në dukje se këto janë komunikime elektronike që lidhen drejtpërdrejt me këtë çështje.
Prokurorja Elida Kaçkini: Për momentin kemi vetëm këto prova fakte të mbledhura dhe komunikimet në Sky Ecc.
Avokatja Joana Qeleshi: A janë të plotë komunikimet në Sky apo janë të pjesëshme që duhet ta dimë. Këtë duam të dimë. Keni dy procedime që thoni që janë marrë.
Prokurorja Elida Kaçkini: Janë akte që janë marrë në procedime të tjera. Komunikimet janë edhe këto komunikime elektronike. Nuk janë të gjitha por janë vetëm komunikime që i përkasin çështjes.
Prokurori Behar Dibra: Janë të plota për këtë çështje dhe nuk kemi per të sjellë të tjera. Në kuadër të kësaj procedure kemi dërguar një tjetër letër porosi. Për të pandehur të tjerë do i marrim dhe do jua vendosim në dispozicion.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet