Vrasja e Ermir Dedjas: Identifikohen bashkëpunëtorët, 2 vihen në pranga, 1 në kërkim
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në vrasjen ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja, i vili u vra në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar.
Policia ka arrestuar 2 shtetas, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar automjetin që u përdor për vrasjen, si dhe një tjetër automjet që mund të ishte përdorur për një ngjarje tjetër kriminale. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua automjeti tjetër tip “Seat”.
Lidhur me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër, Xh. D., 33 vjeç, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, si dhe për kontrabandë mallrash.
Dy ditë pas vrasjes, Policia shpalli në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, me iniciale E. N., 44 vjeç, dhe M. D., 46 vjeç, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen dhe për trafikun e mjeteve motorike.
Nga hetimet ka rezultuar se të përfshirët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat” në Shqipëri, nga të cilat njëri është përdorur për vrasjen e Dedjas.
Sipas informacioneve policore, aktualisht tre shtetasit e shpallur në kërkim janë jashtë vendit, dhe po punohet në bashkëpunim me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Policia e Durrësit vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje