Gjyqi i Metës, avokati Cakrani: Antikushtetuese mostrasmetimi i seancës live

27 Prill 2026 | 12:17

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, në një komunikim për mediat pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme, ka deklaruar se mos transmetimi live i seancës gjyqësore është një veprim antikushtetues.

Sakaq, Cakrani mori shembullin e gjyqit në Hagë dhe të rastit të fundit në Kosovë për çështjen e vrasjes së Liridona Ademajt, ku vendimi dhe e gjithë çështja gjyqësore u bënë live dhe avokatët ishin në krah të të dënuarve, gjë që sipas Cakranit nuk u zbatua në gjyqin e Metës.

“Të gjitha gjyqet bëhen me kamera dhe online që t’i shikojnë qytetarët dhe unë ndaj kërkoj që gjykata të ngrihet në lartësinë që kërkon ligji dhe Konventa dhe të vendosi presidentin në kushte të barabarta dhe përballë shqiptarëve dhe të provojë pafajësinë e tij.

Dhe kur bëhen gjyqet në Hagë, imagjino tani mos të bëhet gjyqi i presidentit.

Fakti që kjo gjykatë nuk merr vendim që ta shfaqë gjyqin online, kjo do të thotë që ka frikë nga prova, nga e vërteta dhe ata nuk e kanë guximin t’u tregojnë shqiptarëve se çfarë montimi i ka bërë gjykata çështjes Meta.

Nuk e kuptoj dot gjykatën që merr vendim antikushtetues dhe thotë që nuk do ta shfaqim publikisht këtë seancë gjyqësore.

Kur i pandehuri vetë shfaq dëshirën dhe ajo nuk e pranon këtë, nuk e kuptoj.

Kjo pyetje duhet t’u bëhet ndërkombëtarëve që të tregojnë se sa e mirë është drejtësia shqiptare. Edhe ata ndërkombëtarët unë do t’i ftoj që të vijnë dhe të shikojnë presidentin e republikës të mbyllur në kafaz, është e papranueshme.

Është e papranueshme që sot në vitin 2026 të mbahet i mbyllur në kafaz presidenti i republikës, kryetari i bashkisë dhe çdo funksionar tjetër, sepse aty humbet nuanca e të qenit një shtet i drejtë dhe bëhesh një shtet diskriminues.

E patë në Kosovë javën e shkuar, përfundoi një burgim i përjetshëm dhe ai individi u gjykua në krah të avokatëve të tij dhe live”, u shpreh Cakrani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026

Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën

Një i burgosur ka ndërruar jetë brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier. Sipas burimeve, bëhet fjalë për të dënuarin...
11:59 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën

Po vijon seanca në GJKKO ndaj Laert Haxhiut, ndërkohë që në seancë ka dëshmuar Sami Bashaliu për vrasjen e kushëririt të tij, Albi Bashaliut, i...
11:44 | 28/07/2026