Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, pyetja e dëshmitarëve do fillojë më 11 prill
Gazetari Xhemajl Rexha, i cili pati mundësinë të hynte në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, ku u mbajt këtë të hënë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se këtë javë pritet të zhvillohen edhe dy seanca të tjera, ndërsa pyetja e dëshmitarëve do tëfillojë më 11 prill, pra javën e ardhshme.
Në Gjykatën Speciale nisi këtë të hënë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.
Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, për gati tri vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dolën para trupit gjykues.
“Marrja në pyetje e dëshmitarëve do të nisë javën tjetër më 11 Prill. këtë javë do të jenë tre seanca, ishte kjo që sapo përfundoi, një seancë do jetë nesër e tjetra pasnesër. Javën tjetër do nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve nga zyra e prokurorit. Janë mbi 120 dëshmitarë të paraqitur, shumica e tyre do jenë dëshmitarë të mbrojtur dhe identiteti i tyre nuk do të mësohet asnjëherë, për shkak të frikës që kanë për të dëshmuar për ato që kanë kaluar nëpër tortura.
Disa prej tyre janë edhe familjarë të atyre që sipas akt-akuzës janë vrarë gjatë kësaj periudhe. Mbrojtja do ta përdor si argument kryesor faktin që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një njësi guerile, ushtarët nuk merrnin urdhra apo nuk i bindeshin hierarkisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo do të jetë një përpjekje për të larguar edhe përgjegjësinë ndaj katër të akuzuarve”,-tha për Euronews Albania gazetari Xhemajl Rexha.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë