Shtrenjtohen shtëpitë në Durrës, kërkesa e të huajve ndikon në rritjen e çmimeve
Në Durrës vijon shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve. Një metër katror në qytetin bregdetar kushton 200-300 euro më shumë se një vit më parë. Sipas agjentëve imobiliarë, rritja nuk prek më vetëm zonat elitare të qytetit.
“Rritja ka ndodhur në të gjithë tregun imobiliar. Të gjitha zonat e Durrësit kanë pasur një rritje graduale, rreth 10-15%. Nëse flasim para dy vitesh, në këto zona Vollga dhe Plazh, gjeje apartamente me 700-900 metri katror, sot që flasim i gjen me 1000-1300 euro metri katror, ose rezidenca elitare që shkojnë 1500 euro metri katror”,-tha Florian Tahiri, agjent imobiliar.
Rritja e çmimit ka ecur paralelisht me rritjen e kërkesës. Por cilat janë arsyet dhe kush po i blen këto apartamente?
“Durrësi ka pasur një kërkesë të lartë dhe kjo ka ndodhur për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë është interesi nga të huajt, kryesisht nga çekët, polakët, italianët që janë të shumtë këtu dhe së fundmi përshkak të luftë nga ukrainasit dhe rusët ”,-tha Florian Tahiri, agjent imobiliar.
Taksa e rivlerësimit duket se nuk ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimeve në tregun imobiliar. Përkundrazi, ajo ka rritur qarkullimin e parave nën dorë.
“Taksa e rivlerësimit nga momenti që është bërë 15% e ka tkurrur tregun dhe shit-blerjet, sepse një pjesë e mirë e qytetarëve nuk duan ta paguajnë kaq të lartë taksën. Zgjidhja më e mirë nga qeveria do të ishte, jo që çdo 2-4 vjet të bëjë këto periudhat e rivlerësimit me taksa të ulëta atëherë kur ka interes, por të vendosë një taksë fikse prej 5% që nuk ndryshon.
Madje dhe Shoqata e Zyrave Imobiliare në të gjithë Shqipërinë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave, që të vendoset një taksë prej 5% e palëvizshme, që do të ndihmojë shumë tregun, që përveçse do të nxisë shit-blerjet, do nxisë pagesat në bankë dhe do ulë në minimum qarkullimin e parave nën dorë”,-tha Florian Tahiri, agjent imobiliar.
Agjentët parashikojnë se çmimet e apartamenteve në Durrës do të kenë marzh rritjeje edhe për 3-5 vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë