Gjyqi ndaj liderëve të UÇK-së pritet të nisë në 2023, thotë juristi
Avokati Taulant Hodaj thotë se gjykimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë pritet të nisë në mesin e vitit të ardhshëm.
“Me zgjerimin e aktakuzës, gjykimi nga qershori i këtij viti që ishte parashikuar të niste, tani do të shtyhet nga mesi i vitit tjetër”, tha Hidaj.
Sipas avokatit rasti i Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit është voluminoz dhe parashikohet të zgjasë më shumë se rastet e tjera.
Fillimisht ishte parashikuar që gjykimi të niste në qershorin e këtij, por me ndryshimin e aktakuzës, e gjitha procedura nis nga fillimi.
“Është prokuroria që po pengon nisjen e gjykimit me këtë veprim të zgjerimit të aktakuzës”, tha avokati.
Avokati tha se në Hagë “aplikohen standardet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut dhe avokatët duhet t’i frytëzojnë këto të drejta”.
“Dy vite është një afat optimal për paraburgimin deri sa të nisë gjykimi”, u shpreh Hodaj.
Sipas juristit, të akuzuarit “nëse shpallen të pafajshëm kanë të drejtë të kërkojnë kompensimin e dëmit”.
Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej 1 vit e gjysmë.
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së