Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren
Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës janë pyetur 5 të mitur në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, nga autori i akuzuar Mario Përlleshaj.
Të miturit u pyetën në prezencë të psikologes dhe prindërve lidhur me dinamikën e ngjarjes. Seanca radhës u la më 28 maj ku do të pyetën 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.
Në seancë ka pasur debate mes palëve, ku prokurorja Alma Felaj është përballur me pakënaqësinë e prindërve të Luis Meçes që mbeti i plagosur në ngjarje, lidhur me hetimet, ku babai i tij u detyrua nga gjykata të dalë nga salla.
Debati ka nisur kur po flitej për ditën para ngjarjes, ku të miturit Martin Cani e Luis Meçe kishin qenë duke luajtur futboll në Kavajë, dhe janë shoqëruar nga prindërit e Luizit në kthim.
Në sallë është folur për mundësinë që të miturit të kenë debatuar në telefon në mbrëmje me palën tjetër, dhe prokurorja ka artikuluar se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë”. Kjo ka nxitur reagimin e babait të Luizit i cili i është drejtuar prokurores me fjalët “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë”.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë