Gjyqi Veliaj-Dado! Flet kryebashkiaku: Nuk jam për mëshirë, Presidenca: I takon gjykatës, Avokati i Prokurorit: Mos e pranoni këtë padi
Këtë të premte po zhvillohet në Gjykatën Administrative të Tiranës seanca gjyqësore mes Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurorit të SPAK, Olsi Dado. Çështja lidhet me një padi të bërë nga Veliaj ndaj Dados, me pretendimin se emërimi i tij si magjistrat ka qenë i pavlefshëm.
Veliaj, në daljen e tij të dytë nga qelia pas seancës në Kushtetuese, ka folur sot në seancë, ku ka thënë se sipas tij emërimi është kryer në mënyrë të paligjshme dhe se pretendon se akuzat ndaj tij janë një intrigë. Nga ana tjetër, gjyqtari Balli ka thënë se Veliaj duhet të flasë për objektin e çështjes dhe ka pyetur avokatin e Veliajt pse nuk i janë drejtuar KLP-së. Nga ana tjetër, Ndreca ka pretenduar se kjo çështje duhet të trajtohet në gjykatë. Më tej ka folur edhe përfaqësuesja ligjore e Presidencës, e cila ka thënë se lidhur me këtë çështje nuk u takon të shprehen, por ia lënë gjykatës.
Nga ana tjetër, avokati i prokurorit Dado ka thënë se gjykata nuk duhet ta pranojë këtë padi.
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca: Një nga kriteret është të ketë mbaruar shkollën e magjistraturës që ai nuk e ka pasur. Ndërkohë për emërimet thuhet të ketë punuar tre vite si pedagog, të ketë eksperiencë si këshilltar ligjor, pranë Kuvendit apo Avokatit të Popullit apo Ministrisë së Drejtësisë apo si OPGJ dhe këto profesione nuk janë ushtruar nga Ols Dado. A është Ols Dado prokuror apo jo, këtë duam të dimë?!
Plarent Ndreca: KLP na thotë pas një ankimi se ne nuk jemi kompetentë për një kërkesë që i kanë bërë mbrojtësit ligjorë. Pra këta thonë nuk jemi kompetentë.
Gjyqtari Hazbi Balliu: Pra KLP ka dalë me një akt, a e keni kundërshtuar këtë akt?
Ndreca: Është akt absolutisht i pavlefshëm. Ne kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë.
Balliu: Pse i jeni drejtuar më parë KLP?
Ndreca: KLP rregullon pasojat e një mandati. Mund ta konstatonte, mendojmë ne. Por ata nuk e konstatuan. Kjo nuk na heq të drejtën për të bërë këtë kërkesë në Gjykatë.
Erion Veliaj: Nuk jam këtu për mëshirë, apo për dramën e familjes time dhe çka më shkaktoi mua kjo. Dua të flas se çfarë ka shkaktuar për Bashkinë e Tiranës. Unë kam 14 muaj që lexoj letra dhe kur shikoj që njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën arrestojnë njerëz. Jam kallëzuar nga një njeri që nuk ekziston. Pra nuk jam denoncuar nga një person anonim, por nga Nesti Angoni që nuk ekziston.
Hazbi Balliu: Ju lutem fokusohuni tek procesi që jemi sot.
Veliaj: Veç në rastin tim ka një kallëzim fake. Fitova gjyqin për shpifje për një italian dhe doli se ka gënjyer për inceneratorët. Kam frikë se është një kurth ky proces i imi. Kë ka dëmtuar Erion Veliaj? 101 çerdhet që ndërtoi apo pemët apo shkollët?
Hazbi Balliu: Kaloni tek pikat e procesit.
Veliaj: Nesti Angoni të kallëzon dhe regjistrohet çështja pas 7 muajsh dhe jo pas dy javësh siç është afati. Ka diçka që nuk shkon. Është dora e një njeriu që ka marrë porosi. U shty dhe një vit tjetër regjistrimi i emrit Erion Veliaj. Më është bërë një vetting 20-vjeçar i imi. Edhe kur kam qenë te mjafti dhe më thotë në vitin 2004 me kë kam qenë me charter. Mund të kem qenë dhe me Bin Ladenin. Por ku e di unë kush është, aty ka qenë avion turistik.
Veliaj: Për kullat i kam thënë i jep KKT dhe jo Bashkia. Dhe më kanë rënë sekretarë dhe drejtues në Bashkinë e Tiranës që është sekser dhe jo prokuror. Pra bashko Nesti Angonin, shkatërrim total i jetës time personale. Në orar të punës dhe vizita pa fund në bashki për të kërkuar leje. Ky është Ols Dado. Pra guzhinieri është bërë pilot. Sot nuk firmos më njeri në Bashkinë e Tiranës se thonë kur një njeri që punonte edhe të dielën është në burg pse të firmosim. Nuk është hapur asnjë kopsht. Kanë ngelur. Edhe plehrat janë rrugëve.
Përfaqësuesja ligjore e Presidencës: Jemi në vitin 2008, janë ushtruar kompetenca ligjore nga Bamir Topi në atë kohë. Avokati përmend nenet, por duhet të shkojmë në ligjin e plotë. Dhe procesi në atë kohë u inicua nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra ne kemi propozim të ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe shkresa. Sepse nuk sqarohet që ky është proces që vjen nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra duhet të ishte ezauruar kjo, më pas dekreti i Presidentit. Ne do e lëmë në vlerësim të gjykatës. Pra nuk arrijmë të shprehemi. Dhe kemi vetëm dy dokumente. Nuk mendojmë që akti është i pavlefshëm. Këtë qëndrim kemi ne ndërsa e lëmë në dorë të Gjykatës. Nuk është Presidenti me vlerësimin sepse procedurat i kryen KLP.
Avokati i Ols Dados: Gjykata të mos e pranojë këtë padi. Këtë kemi kërkuar. Pala paditëse nuk ka ndonjë interes. Në ndjekjen penale ka dhe një prokuror tjetër dhe nuk ndikon tek ndjekja penale. Ne për Presidentin, pas kërkesës që është bërë, është vënë në dispozicion dekreti i vitit 2008. Është procesverbali i mbledhjes së KLP 2008 për propozimin e Ols Dados për prokuror. Janë aktet e KLP me lidhje me këto kërkesa.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta