Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmitarja e mbrojtjes: Prokurori më bëri presion
Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser ka deklaruar se prokurori special, Joshua Hafetz gjatë marrjes në pyetje gjatë ditës së djeshme ka ushtruar trysni dhe presion ndaj saj për të pranuar se instrumentet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore për vlerësimet e saj.
Këto komente ajo i bëri pas insistimit të prokurorit special për të ditur më shumë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga ekspertja e cila po dëshmon në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Dëshmitarja deklaroi se instrumentet e Inteligjencës Artificiale nuk kanë qenë bazë për përfundimet e saj, por thjesht ilustrime që e kanë ndihmuar atë.
Më pas, prokurori Hafetz vuri në dyshim deklaratën e ekspertes që e kishte deklaruar dje sa i takon rëndësisë të IA në vlerësimet e saj.
Në përgjigjen e saj, Fraser kundërshtoi prokurorinë duke thënë se termat në fjalë nuk ishin përdorur nga ajo, dhe se ndaj saj u ushtruar presion për t’i pranuar ato.
Paraprakisht ekspertja australiane deklaroi se për shkak se nuk e njeh gjuhën shqipe ishte më e kufizuar në vlerësimin e saj.
Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Franser e cila është dëshmitare e mbrojtjes edhe sot para trupit gjykues deklaroi se në konstatimet e saj nuk i ka mbështetur në platformat e inteligjencës artificiale.
Pas këtij diskutimi ndërhyri mbrojtja e Thaçit, Sophie Menegon e cila kërkoi që këto pyetje të ndërpritet nga ana e organit të akuzës.
Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser e cila dje ka nis dëshminë e saj në Speciale gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi deklaroi se kishte përdorur Inteligjencën Artificiale për transkriptim të audiove që u janë ofruar në dispozicion nga mbrojtja e Thaçit.
Në këtë rast gjyqësor, nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, shoqërohen disa persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues