Kushtetuesja shtyn vendimin për pagat e gjyqtarëve, Rama: Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
12 Shkurt 2026 | 14:48

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash.

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë vendimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve me argumentin se i nevojitet më tepër kohë.

Kryeministri Rama ka shkruar se gjykatat kanë trajtuar si viktima deri në 92 raste të pastruar nga vettingu duke u dhënë trajtim financiar me 12 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!

Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!

Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit. 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!”, shkruan Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026