Gjyqtari i çështjes 21 Janari: Ngjarja e filmuar, hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë

15 Nëntor 2025 | 21:09

Shkëlqim Mustafa, gjyqtari që ka shqyrtuar masat e sigurisë në çështjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, është shprehur në një intervistë për “Review” se hetimet për këtë ngjarje nuk janë ndërprerë apo pezulluar kurrë me një vendim përfundimtar për mosgjetje autori.

Sipas tij, çështja është zgjeruar gjatë viteve, pasi ishte e pamundur të trajtohej në një procedim të vetëm.

“Për këtë çështje nuk është ndërprerë hetimi, nuk është pezulluar për moszbulim autori asnjëherë me vendim definitiv. Cështja është e zgjeruar edhe në gamën e njerëzve edhe ngjarjeve, sepse ishte e pamundur që kjo çështje të mbyllej në një procedim, qoftë me protestuesit, me organizatorët, me garden, me shtetarët, ka patur procedime penale të ndryshme”, tha Mustafa.

Gjyqtari tha se ngjarja ishte filmuar nga kamerat, duke përfshirë edhe mënyrën e komandimit të Gardës së Republikës. Sipas tij, hetimi u zhvillua në aspektin teknik, por jo në mënyrë të plotë.

“Unë e njoh me detaje sepse kam qenë gjyqtar i masave të sigurimit. E rëndësishme është se një person i thirrur çfarë të dhëne do japë para organeve të hetimit?

21 janari ishte një çështje e rëndë dhe donte përgjegjshmëri, por duke parë zhvillimet politike të kohës, kisha fatin të isha gjyqtar i ri në Tiranë dhe mu dha mundësia. Vetë të dhënat ishin teknike, hetimi ka të bëjë me një moment që është i filmuar nga kamerat. Që nga mënyra e komandimit të gardës, të tëra janë hetuar nga Prokuroria.

Hetimi u bë teknik por jo plotësisht. Në ligjin e kohës, Garda e Republikës kishte një detyrë, të ruante personalitetet dhe objektet e rëndësisë së veçantë. Kryeministria kishte një organizim të tillë lidhur me Gardën.

Dhe i gjithë hetimi duhej të përqëndrohej te mënyra e zbatimit të rregullores në përdorimin e armëve. Përdorimi i armëve në ajër në një periudhë të caktuar në zhvillimet e asaj dite, ka qenë mëse i ligjshëm, në ajër. Kishte të dhëna teknike për të cilat duhej bërë një hetim i hollësishëm”, tha Shkëlqim Mustafa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026