Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani: Janë shqytuar 99% e çështjeve të regjistruara

26 Shkurt 2025 | 10:48

Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani ishte këtë të mërkurë në një tryezë diskutimesh ku u diskutua performanca e institucioneve të posaçme. Sipas tij Gjykata e Posaçme ka arritur të shqyrtojë e të marrë vendime për 99% të çështjeve të regjistruara brenda një viti ndonëse kanë qenë me gjysmën e kapaciteit të burimeve njerëzore.

“Kemi mbi 1400 vendime që janë shtuar për Gjykatën e Posaçme. Duhet theksuar fakti se jemi thuajse me gjysmën e gjyqtarëve. Duhet të kemi parasysh faktin që të arrish në këto vendime, duhet që minimalisht një gjyqtar të prodhojë mbi 150 vendime për të arritur në këtë përfundim, kjo tregon dhe statistikën që bëhet fjalë për 3585 vendime.

Lidhur me produktivitetin e kësaj gjykatë, ju bëj me dije se sipas statistikave bëhet fjalë për mbi 99% të çështjeve. Produktiviteti i Gjykatës së Posaçme me thuajse gjysmën e kapacitetit të burimeve njerëzore është thuajse 99%. Pra aq çështje sa janë regjistruar aq janë evanduar brenda një viti kalendarik”,-tha gjyqtari Bani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026