Gjysmëfinalistët e Europa League, eliminohen Milan e Liverpool

19 Prill 2024 | 12:37

Milan e Liverpool nuk kanë arritur të bëjnë dot asgjë ndryshe në ndeshjet e kthimit të Europa League duke i dhënë lamtumirën kompeticionit. Në Olimpico Roma vendëse ia doli ta fitojë dhe ndeshjen e dytë ndaj kuqezinjve të Piolit në shifrat 2-1. Mançini e Dybala ishin autorët e golave për ekipin e De Rossit, ndërsa në anën tjetër Gabbia realizoi golin e vetëm për Milanin 5 minuta para fundit. Me rezultatin total 3-1, Roma avancon në gjysmëfinale ku e pret Leverkusen.

Gjermanët thellojnë rekordin e tyre sa i përket ndeshjeve pa pësuar humbje, duke barazuar në transfertën e Anglisë. Përballë West Ham, të besuarit e Xabi Alonsos siguruan kualifikimin edhe pse pësuan të parët pas golit të Antonio. 1 minuta para fundit Frimpong realizoi golin që riktheu ekuilibrat, e aspirinat kalojnë më tej.

Liverpool ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë pavarësisht një fitoreje minimale, ku në minutën e 7-të Salah shënoi me penallti. Minutat në vijim prodhuan raste, por shifrat nuk ndryshuan duke bërë që bergamaskët të regjistrojnë rezultatin total 3-1. Marseja ishte surpiza e së enjtes me një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Benficas. Koha e rregullt u mbyll 1-0, ndërsa në penallti francezët fituan 4-2. Në Conference League, Fiorentina, Aston Villa Olympiacos dhe Club Brugge avancuan më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026